Informacione konsullore /Informacion Visa /Dokumentat e nevojshme per tu pajisur me vize / Pomanjšaj pisavo Povečaj pisavo Printo

Ambasada e Republikës së Sllovenisë

EGT Tower, P.11/1 kati i 3
Rr. »Abdyl Frashëri«
Tiranë
Shqipëri
T: (+) 355 4 227 48 58
F: (+) 355 4 222 13 11
E: vti(at)gov.si

Ambasador:
Bojan Bertoncelj





Dokumentet e nevojshme për paisjen vizë

Nëse dëshironi të kontrolloni nëse keni nevojë për tu pajisur m vizë për të hyrë në Republikën e Sllovenisë apo ne nje nga shtetet e tjera te listes Shengen ose nëse keni nevojë për informacion të përgjithshëm për vizat, ju lutemi vizitoni web faqen e mëposhtme të Ministrise se Puneve te Jashte te Republikes se Sllovenise.

Per tu pajisur me vize, kerkohen dokumentat e meposhtme:

  • Pasaport e vlefshme dhe fotokopja e faqes se pare;
  • Formulari I aplikimit (html, pdf) i plotesur ne te gjitha hapsirat;
  • Fotografi;
  • Siguracioni i shendetit ne udhetim;
  • Vertetim nga sigurimet shoqerore dhe vertetim pune (ne anglisht, Sllovenisht ose Shqip):
    - Vertetim pune ose
    - Vertetim nga zyra e punes (nxjerrje llogarie e tre muajve te fundit qe te garantojne mjete te mjaftueshme financiare per jetesen) ose
    - Vertetim nga shkolla ose
    - Vertetim pensioni.
  • Taksa e vizes eshte - 60 € (Sipas marrveshjes per lehtesimin e vizave eshte 35€). Taksa e vizes nuk kthehet mbrapa nese kerkesa per vize refuzohet;
  • Ne rast se aplikanti eshte minoren, duhet autorizim i prinderve qe e lejojne te udhetoje;
  • Deshmi rezidence ose statusi ne vendin e banimit. 

Ne varsi te qellimit te udhetimit, aplikanti duhet te sjelli:

Per vizite private: Ftese nga nje person prej nje nga shtetet e listuara me siper (leter garancie) e verifikuar nga Njesia Administrative ose nga nje noter prej nje nga shtetet e listuara me siper, e cila duhet te permbaj te dhena per garantimin e akomodimit dhe suportin per kohen qendrimit si edhe kosto te tjera te mundshme.

Per udhetim turistik: Voucher dhe nje kopje e tij; konfirmim i pageses bankare.

Per udhetim biznesi: Ftese zyrtare e kompanise e verifikuar nga Njesia Administrative ose nga nje noter prej nje nga shtetet e listuara me siper.
 
Per trajtim mjeksor: Aprovim nga Ministria e Shendetsise e nje shteteve te listuara me siper.

Per vize tranziti: Kopje te vizes se shtetit te destinacionit final (nese nuk eshte zona Schengen), bileta e paguar (avion, tren).

Nese udhetoni me makine: vertetim nga pun, i cili duhet te permbaje informacione ne lidhje me udhetimin, periudhen dhe arsyet. Duhet te permbaje datat per periudhen te cilen punonjesi nuk do te jete ne pune si edhe daten ne te cilen ai do rifilloj serish punen.
- Nese udhetoni me tren ose autobus: kopje te biletses vajtje-ardhje.
 
Te gjitha dokumentet duhet te jene origjinale. Procedura per vizen zgjat deri ne 30 dite.

Shenim: Zyra konsullore mund te kerkoje dokumente shtese.